Thaçi-Daçiç: Të zbatojmë marrëveshjet e arritura

Prishtina dhe Beogradi  duket se kanë rënë dakord për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik mes dy vendeve.Pas takimit të dytë mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiç, zyra e shefes së diplomacisë europiane   ka lëshuar një   deklaratë  ku thuhet se dy palët  kanë rënë dakord  të zbatojnë marrëveshjet.Ashton ka thënë se ky takim ishte vazhdim i diskutimeve që i kishte ajo në Bruksel më 19 tetor. Sipas saj bisedimet  janë bërë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë."Të dy kryeministrat  kanë rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet,  të punojmë në implementimin e plotë të marrëveshjeve dhe kemi mirëpritur rezultatet e grupit të përbashkët punues për Menagjimin e Integruar të kufinjëve", ka theksuar Ashton.Kemi diskutuar për transparencën e fondeve që Serbia ia dedikon komunitetit serb në Kosovë, ndërkohë që jemi ndalur edhe në qështjen se si të përmirësojmë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e religjioze serbe në Kosovë, ka theksuar ajo.Sipas shëfes së diplomacisë europiane  palët janë marr vesh për një grup të përbashkët punues të përgatis një studim të fizibilitetit për autostradën Nish -Prishtinë.Ndërkohë kryeministri i Kosovës në një intervistë për mediat ka thënë se  është biseduar  edhe për strukturat e Serbisë në Kosovë. Ai ka thënë se ka kërkuar që të bëhen transparente të gjitha mjetet materiale që Serbia jep për strukturat në veri, ashtu si edhe shuarjen e tyre.Thaçi  e ka vlerësuar takimin si   konstruktiv dhe ka thënë se ka qenë më substancial se takimi i parë. Edhe Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka pranuar se në dhjetor do të flitet për marrëveshjen e Menaxhimit  të Kufirit.