Thaçi-Josipoviç: Thellim të marrëdhënieve mes dy vendeve
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Kroacisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është pritur nga kryetari i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe për zhvillimet politike në rajon.Sipas një komunikate të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, në takim janë vlerësuar lartë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kroacisë dhe është shprehur gatishmëri për thellimin e këtyre marrëdhënieve në fushat me interes të përbashkët.“E ardhmja e Kosovës dhe të gjitha vendeve të rajonit është e ardhmja e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në këtë rrugë duhet të ndërtojmë partneritet dhe bashkëpunim të gjithanshëm”, ka thënë Thaçi.Ndërkaq që përmes komunikatës së lëshuar nga Presidenca kroate bëhët e ditur se Presidenti Josipoviç theks të veçantë i dha mardhënieve bilaterale në mes të dyja shteteve.Gjithashtu, ai ka falendëruar Kryeministrin Thaçi për për gatishmërinë e Kosovës që me amandamentimin e kushtetutës do të avacohet pozita e kroatëve që jetojnë në Kosovë.Josipoviç premtoi përkrahjen e shtetit kroat për pjesmarrjen e Kosovës në të gjitha nismat rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe vlersoi fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës e Kroacisë.Ndërkaq që kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi menjëherë pas këtij takimi, me ftesë të baroneshës Ashton udhëtoi për në Bruksel ku pritet të takohet me homologun e tij seb, Ivica Daçiç.