Bruksel, Ashton darkë pune me Thaçin e Daçiç

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka nisur darkën e punës me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Ivica Daçiç.Fillimisht Catherine Ashton ka pasur një takim me kryeministrin serb Ivica Dacic. Më pas Ashton ka realizuar një takim edhe me kryeministrin Hashim Thaçi, informacion ky që është publikuar në profilin e shërbimit evropian për Politikë të Jashtme në rrjetin social Twitter.Takimi i kryeministrit Thaçi më baroneshën Ashton, i cili ishte paraparë të mbahet në orën 19.00, u shty për në orën 19. 45.“Presim që të dy ata të flasin hapur për vazhdimin e dialogut dhe tema të rëndësishme”, ka thënë zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiç, për mediat në Beograd.Takimi i sotëm Thaçi - Daçiç pason atë të 19 tetorit ndërmjet tyre, të zhvilluar po me ndërmjetësimin e BE-së.Ai takim ishte përshëndetur nga Uashingtoni dhe Brukseli duke shprehur besimin se në fund të procesit të dyja vendet do të arrijnë deri te një stad i normalizimit të marrëdhënieve reciproke.