Gëzim Tushi: Spektaklet si “Big Brother" duhet të përcjellin të paktën një minimum vlerash te spektatorët
Sociologu Gëzim Tushi në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Lili Saraçi tha se spektaklet publike duhet të shfaqin një minimum vlerash dhe sipas tij këtë duhet ta bëjë dhe “Vëllai i Madh apo producenti” i Big Brother.
Gëzim Tushi: Nga njëra anë kemi nja ambient ku realizon toleranca. Ideja është që njerëzit të shfaqin mënyrat se si jetojnë. Nga ana tjetër ky është një spektakël publik. Një minimum vlerash sociale Vëllai i Madh apo producenti duhet ti orientojë te spektatorët. Opinioni publik është i diversifikuar nga pikëpamja shoqërore. Dhe perceptimi mbi situatat do të jetë i ndryshëm. Kemi dhe probleme moshore. Ndryshe i percepton një i moshuar.
Sakaq ai pranon faktin se “Spektakle të tilla dhe në vendet e perëndimit ku kanë kryer shumë revolucione të tjera, njerëzit reagojnë kur kapërcehen kufijtë mes të lejueshmes dhe të palejueshmes”.
Gëzim Tushi: Spektakle të tilla dhe në vendet e perëndimit ku kanë kryer shumë revolucione të tjera, njerëzit reagojnë kur kapërcehen kufijtë mes të lejueshmes dhe të palejueshmes. Ne jetojmë në një shoqëri të rrëshqitshme nuk ka sisteme fikse vlerash. Jetojmë në një shoqëri ku është e vështirë të thuash po morali i shoqërisë. Kazani i madh i shoqërisë ka aq shumë probleme saqë luga i Big Brother është shumë i vogël për ta përzier në mënyrën e duhur.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

