Censusi i specieve që dimërojnë në Divjakë-Karavasta, eksperët: Moratoriumi nuk dha efekt, të kontrollohet gjuetia

Ka nisur në parkun kombëtar në Divjakë-Karavasta, censusi i shpendëve që dimërojnë në këtë zonë.
Sipas ekspertëve këtë vit paraprakisht shihet një shtim i popullatës ndërsa ata kanë folur edhe për moratoriumin e gjuetisë të cilin e kanë konsideruar të paefektshëm.

Për të 30 vite me radhë na nisur në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta, censusi i shpendëve migratorë.

Grupet e punës të shpërndarëë disa pika vrojtimi kanë nisur numërimin e shpendëve që dimërojnë në këtë zonë dhe viojnë nga territore të huaja.

Numri i shpendëve migratorë që kalojnë periudhën e dimrit në këtë ligatinë varion nga një vit, e lidhur jo vetëm me kushtet klimaterike por edhe nga faktorë të tjerë.

 “Qëllimi është të monitorojmë popullatën e shpendëve të ujit nëpër zona të ndryshme legatinore, të jetë të paktën në 30 ligatina të ndryshme. Sot jemi në parkun kombëtar Karavasta dhe jemi në shifrat e para që po marim prej cesusit, rezultati pritet të mbyllet nga darka, pasi të mblidhen të gjitha të dhënat e grupeve të grumbullimit,” tha Taulant Bino.

Drejtori i zonave të mbrojtura në parkun kombëtar Divjakë -Karavasta Ardjan Koçi pohon se numri i shpendëve migratorë në ligatinën e Divjakës ndër më të mëdhatë e me të rëndësishëm, në vendin tonë ka ardhur në rritje.

“Vjet kemi patur rënie në krahasim me dy vite më përpara, sivjet gjendja duket e mirë, shifrat do ta tregojnë,” tha Ardjan Koçi.

Taulant Bino gjithashtu edhe për memorandumin e gjuetisë duke thënë se ai duhet të ndalet tanimë pavarësisht se vitin e kalaur qeveria miratoi planin për zgjatjen e tij me 5 vite të tjera.

"Më tepër të kemi zbatim të ligjit të gjuetis dhe menaxhimit të faunës së egër,” tha ai.

Në vazhdimësi vendi ynë është pritës i shpendëve migratorë gjatë periudhës së dimrit, ndërsa fakti që ka memorandum ende nuk e ka zhdukur përfundimish gjuetinë e paligjshme.