Naftë kontrabandë nga Libia në det të hapur, policia jep detajet e furnizimit të anijes shqiptare, 13 në pranga
Një operacion policior në bashkëpunim me autoritete italiane është zhvilluar nga policia e shtetit dhe ajo portuale në kuadër të tregtimit të naftës kontrabandë në portin e Durrësit, ku 13 persona, 10 prej të cilëve të huaj, kanë rënë në pranga.
Në operacionin policor të koduar "Geni" u identifikuan dy anije të peshkimit që dyshohet se kontrabandonin naftë.
Sipas Policisë së Shtetit anija libiane furnizonte me naftë atë shqiptare ndërsa furnizimi bëhej në det të hapur.
"U shoqëruan dy anijet: ajo shqiptare "Geni" dhe anija libiane "AB Baker 124' që u seksuestruan si provë materiale.
U sekuestruan rreth 62 mijë litra naftë pa dokumentacion.
Në Durrës në 12 janar u arrestuan pjestarët e ekuipazhit të anijes Geni: E.Q. 31 vjeç, K.K 30 vjeç, S.G 65 vjeç. M.E 50 vjeç (i huaj).
Në 13 janar 2023 u arrestuan në flagrancë shtetasit e huaj ekuipazh të anijes libiane "AB Baker 124" që dyshohet se ka furnizuar me naftë anijen shqiptare. U arrestuan M. A., 48 vjeç, A. Z., 34 vjeç, A. A., 32 vjeç, S. N., 38 vjeç, M. M., 61 vjeç, E. K., 34 vjeç, I. A., 34 vjeç, A. H., 43 vjeç dhe A. B., 55 vjeç," thuhet në deklaratë.
