Një këshillë për ministren, Kushi nga ekspertja e arsimit

Majlinda Keta eksperte e arsimit në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja foli rreth arsimit.

Ekspertja tha se “Klasa kolektive është një zgjidhje që jo rrallë është përdorur në vite të ndryshme të zhvillimit të Shqipërisë”.

Por ajo tha se “E vetmja gjë për të cilën do të doja ta këshilloja ministren por dhe ta shikoja me syrin e ekspertit do të jetë “në të gjitha  vendet ku ne do të kemi 1, 2, 3 nxënës përpos se duhet të sigurojmë një mësim korrekt me klasa kolektive apo pa klasa kolektive është në pikëpyetje ekzistenca dhe mirëqenia e fëmijës”.

Majlinda Keta: Kushtet që krijojnë klasat kolektive në momentet që ne flasim, janë disa kushte që lidhen me çështje ekzistenciale të Shqipërisë dhe gjeneratave në vijim të këtij vendi. Klasa kolektive është një zgjidhje që jo rrallë është përdorur në vite të ndryshme të zhvillimit të Shqipërisë. E vetmja gjë për të cilën do të doja ta këshilloja ministren por dhe ta shikoja me syrin e ekspertit do të jetë “në të gjitha  vendet ku ne do të kemi 1, 2, 3 nxënës përpos se duhet të sigurojmë një mësim korrekt me klasa kolektive apo pa klasa kolektive është në pikëpyetje ekzistenca dhe mirëqenia e fëmijës”. Shkolla vetë, arsimtarët vetë, duhet të kalojnë atë traditën e 6 orëve duke e kthyer shkollën në një pjesë atraktive të sferës së kulturës apo  të sferës së argëtimit përtej orëve arsimore.

“Ministrja duhej të pohonte se në cilat pjesë të vendit kanë marrë shtrirje klasat kolektive gjatë vitit 2022. Në cilat raste është produkt i varfërisë ekstreme dhe në cilat raste është i shpopullimit masiv. Në dy raste që unë marr në referencë zgjidhjet janë të ndryshme. Kjo është një problematikë me rëndësi kombëtare dhe vlen të shtrohet në një tryezë të emergjencës kombëtare ku të diskutohet që në ato fëmijë të sigurojmë një jetë që të kapë të gjithë komponentët e mirëqenies mendore.”