Lisa Marie Presley dhe puthja pasionante me Michael Jackson (Video)
Lisa Marie Presley , fëmija i vetëm i "Mbretit të Rock and Roll", Elvis Presley , ka vdekur nga një atak në zemër, siç njoftoi nëna e saj, Priscilla Presley.
Sipas informacioneve, vdekja e vajzës së Elvis Presley u konfirmua në spitalin e Los Anxhelosit, ku u dërgua pas një ataku kardiak. Gruaja kishte rënë në koma dhe ishte në mbështetje mekanike para se të jepte frymën e fundit.
Me rastin e vdekjes së papritur të këngëtarit, doli në dritë një video nga viti i largët 1994.
Një vit pas ankesës së parë për abuzim seksual të një të mituri dhe marrëveshjes jashtë gjykatës së Michael Jackson me familjen Chandler, "mbreti i popit” u martua me vajzën e vetme të Elvis Presley-t, Lisa Marie, në një dasmë surprizë që i befasoi të gjithë më 26 maj 1994.
Pak muaj më vonë, çifti bëri paraqitjen e parë televizive së bashku në MTV Video Music Aëards.
Publiku i adhuroi dhe i duartrokiti pa pushim.
"Mendoni se askush nuk mendonte se kjo do të zgjaste ”, tha Jackson nga skena, duke mbajtur fort dorën e gruas së tij të re. Pak çaste më vonë, ai e përqafon dhe e puth në buzë para miliona shikuesve.
Rip Liza Marie Presley pic.twitter.com/X3ObZOmi4v
— GianyStark (@GianyStark) January 13, 2023
