62 mijë litra naftë nga Libia, momenti i kapjes së anijeve në det të hapur gjatë shkëmbimit
62 mijë litra naftë kontrabandë nga Libia u kapën në anijen shqiptare që po furnizohej në det të hapur. Operacioni për kapjen e 13 trafikantëve u ndërmor nga policia e shtetit dhe pala italiane.
Ky është momenti ku agjentët e guarda di finanza-s kanë fiksuar anijen shqiptare” Geni” teksa po merr naftë kontrbantë në det të hapur, nga Libia nëpërmjet anijes “ABOBAKR 124”.
Në këtë operacion i cili përfshiu edhe palën shqiptarë ranë në pranga 13 persona, mes tyre ishin 10 shtetas të huaj. Shqiptarët e arrestuar janë Elton Qevani, Klajdi Kapxhiu dhe Selim Gaba.
“Në datën 12 janar 2023 u bë arrestimi në flagrancë i pjestarit të ekuipazhit të anijes ‘Geni’,4 shtetas dhe më konkretisht shtetasit E.Q 30 vjeç, shtetasi K.K 30 vjeç, shtetasiS.G 65 vjeç, banues në Durrës dhe shtetasi M.E 50 vjeç shtetas i huaj. Në datën 13 janar 2023 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të huaj në flagrancë i ekuipazhit të anijes libiane “ABOBAKR 124” e cila dyshohet se ka furnizuar me naftë të kondrabanduar anijen shqiptare,” njoftoi policia.
Drejtori i kufirit dhe emigracioit Sajmir Boshnjaku dha detajet e 48 orëve të aksionit ndërkombëtar ku fillimisht u ndaluan dy anjet e lundrimit dhe më pas pjesëtarët e ekuipazhit ku u konstatuan 62 mijë litra naftë.
“Shërbimet e policisë kanë shoqëruar dy anijet e peshkimit, konkretisht anijen shqipatre ‘Geni’dhe anijen ‘ABOBAKR 124’ te cilat në përfundim të veprimet të para hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu janë sekuestruar 62 mij litra naftë pa dokumentacionin përkatës,” njoftoi policia.
Kjo sasi ishte marrë nga Libia , ndërsa destinacioni final ishte Shqipëria.
“Besojmë se nafta ishte për të ardhur në Shqipëri, kemi pasur dhe informacione të tjera, ky nuk është rasi i parë i kësaj veprimtarie,” njoftoi policia.
Për zbulimin e pronarit të kësaj sasie naftë kontrabantë, prokuroria e Durrësit ka regjistruar edhe procedimin penal. Personat e arrestuar akuzohen për “Kontrabanda me mallra për të cilat nuk paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”.
