Librat e Fizikës copë-copë, akademikët: Ushtrime të vështira, mësuesit pa literaturë

Librat e fizikës për filloren dhe shkollën e mesme janë të paplotë dhe ushtrimet nuk perputhen me testet e maturës shtetërore. Akademikët kanë kryer një studim të posaçëm ku vënë re mungesën e literaturës për mësuesit dhe laboratorët.

Ushtrimet e fizikës për nxënësin në arsimin parauniversitar, janë të pamjaftueshme dhe jo të strukturuara, sikundër përdoren në maturën shtetërore.

Në këtë përfundim ka dalë Akademia e Shkencave, në një studim të posaçëm. Edhe formulimet e ushtrimeve nuk janë të plota dhe i perkasin nivelit të nxënësve 6-7.

“Ka disa komente, ku thonë ushtrimet janë të pamjaftueshme, nuk janë të strukturuara si kundër përdoren në marurën shtetërore, ku formati është në tekstet e dikurshme me zhvillimin matematikor, formulimet nuk janë të plota për pyetjet dhe ushtrimet si në tekstet e dikurshme.

Janë të nivelit për nxënës të notës 6-7, pra nuk janë për nxënës shumë të mirë. Si është niveli i përkthimit të tekstit? Këtu jemi te 7 po ka shumë divergjencë nga teksi në tekst por na intereson se çfarë përdorin fëmijët tanë, tekst të mirë apo tekst të keq barra është në kurrizin e tyre,” tha mësuesja.

Gjithashtu një problem i evidentuar në studimin e Akademisë së Shkencave është edhe vështirësia që kanë nxënësit në disa ushtrime të fizikës.

 “Nuk ka përputhje mes nevojës për Matematikë që ka Fizika dhe zhvillimit në lëndën e matematikës, ka vështirësi dhe me Trigonometrinë, ka mangësi në njohuritë me vektorët, vështirësi në sistemin kartizian. Ka vështirësi për nxënësit e 10-ës për nxënësit e vitit të parë gjimnaz, me nxjerrjen e të panjohurës nga ekuacioni, me ndërtimin e grafikëve ," tha ajo.  

Një problem tjetër është edhe mungesa e literaturës për mësuesit.

“Në lidhje me nevojën për një literaturë shtesë: 85% thonë  dhe përdorin ose libra të kurrikulave të kaluara, materiale nga interneti ose libra të huaj," tha ajo.

Gjithashtu një mangësi sipas akademikëve është edhe mungesa e mjeteve për të realizuar punët laboratorike.