Krimi kontrollon Shkodrën, kamerat e bandave vendosen në rrugë, monitorojnë policinë dhe qytetarët

Një skandal i përmasave të mëdha është zbuluar në Shkodër. Krimi i organizuar kishte nën monitorim të gjithë rrugët e qytetit, duke kontrolluar lëvizjet e policisë dhe qytetarëve. Strukturat e policisë thanë se deri më tani kanë gjetur 21 kamera që kontrolloheshin nga krimi përmes telefonave celularë.

Shpesh herë në ngjarjet kriminale që kanë rezultuar fatale, krimi i organizuar ka qenë i përpiktë, ndërsa pas kryerjes së atentateve dhe vepra të tjera ata nuk janë kapur kurrë nga shërbimet e policisë.

Nga Shkodra ka ardhur një sinjal se si grupet kriminale planifikojnë gjithçka me përpikmëri.

21 kamera me rezulucion të lartë janë gjetur nëpër rrugët dhe sheshet e qytetit të cilat monitoronin çdo lëvizje të policisë së shtetit.

Kamerat që shihni në këto pamje ishin pa lejen e autoriteteve, ndërsa vetë policia tha se ato i përkisnin grupeve kriminale dhe qëllimi ishte të monitoronin lëvizjet e uniformave blu.

Kamerat ishin të vendosura në shtyllat elektrike ndërsa disa prej tyre ishin vendosur në pikat kyçe si aksin rrugor “5 Heronjtë”, deri në bypassin e Shkodrës, dhe nga “5 Heronjtë”, deri të rrethrrotullimi i Dobraçit.

Gjithashtu ato ishin të lidhura me aplikacione celulare, që u mundësonin grupeve kriminale që të ishin një hap para policisë edhe në lëvizje.

Deri në këto momente policia ka gjetur kamerat por jo poseduesit e tyre, ndërsa ende nuk dihet nëse kjo praktiktë është e shpërndarë edhe në zonat e tjera.

Krimi kontrollon Shkodrën, kamerat e bandave vendosen në rrugë, Krimi kontrollon Shkodrën, kamerat e bandave vendosen në rrugë, Krimi kontrollon Shkodrën, kamerat e bandave vendosen në rrugë,