Për punë në Sarandë: Sezoni turistik kërkon punëtorë, lind nevoja për të huaj
Sezoni i kaluar turistik në Sarandë është konsideruar si tepër i suksesshëm sa i përket punësimeve. Specialistë të fushës thonë se hoteleri turizmi është sektori i cili u has në vështirësi për punonjës, ndërsa shumë subjekte kanë nisur edhe të marrin punonjës nga jshtë vendit, ndërsa me kalimin e kohës ky trend pritet të rritet.
Gjatë vitit 2022 biznesi në Sarandë dyfishoj kërkesën për fuqi punëtore. Numri i lartë i turistëve të huaj solli nevojën e shtimit të stafit në subjektet që operojnë në industrinë e turizmit.
Drejtoresha e Zyrës së Punës Eliana Demi pohon se viti i shkuar ishte një histori suksesi përsa i përket punësimit. Turizmi ofroj qirndra vënde pune.
Gjithnjë e më shumë qytetarët pa dallim moshe i drejtohen zyrës së punës, për ndërmjetësime apo këshillime për vëndin e punës.
Edhe pse tregu ofron një gamë të gjërë punësimi, sipas Demit në qytet mungojnë personat e kualifikuar në sasi dhe cilësi.
“Kërkesa më e lartë ka qenë në sektorin e shërbimeve, në hoteleri turizëm sektori i shërbimeve, ku gama e profesioneve në të cilën përfshin është jashtëzakonisht e gjerë duke filluar nga guzhina, shërbimi, kamarier, pastrimi dhe të gjitha me radhë, por edhe guida,” tha ajo.
Përgatitjet si nga institucionet , bizneset dhe punëkërkuesit kanë nisur që tani. Tregu i punës orjentohet nga shërbimi dhe kurset e kuzhinës, janë më të ndjekurit.
Edhe pse kërkesë-oferta duket se ecën parallel, në Sarandë ka filluar të ndihet efekti i emigracionit. Disa subjekte kanë filluar të punësojnë, shtetas të huaj.
“Ne nuk mundëm ti plotësonim të gjitha boshllëqet e tregut me punëkërkuesit e papaunë që janë vendas. Kemi bashkëpunuar me zyrën e punës në Delvinë, një numër i punëkërkusve që ishin rregjistruar aty u sistemuan në Sarandë. Nëse turizmi do të vazhdoj me këto ritme dhe Saranda do të ketë nevoj për punëtor,” tha ajo.
Sezoni turistik gjatë muajëve prill-nëntor hap qindra-mijëra vende pune në sektorin e shërbimit.