Gruaja kishte denoncuar në polici humbjen e kontakteve me të, invalidi gjendet i mbytur në lumin Buna

Trupi i pajetë i një 58-vjeçari është gjetur sot në ujërat e lumit Buna nga shërbimet polumbare të FNSH Shkodër.

Viktima është identifikuar si shtetasi Ndoc Nika, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër.

Për këtë shtetas më datë 8 janar ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, për humbjen e kontakteve me të.

Gjatë kontrollit nga familjarët janë gjetur në afërsi të urës së lumit Buna, karroca për invalidë që përdorte ky shtetas dhe aparati celular.

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.