Bari, shqiptarja gjendet e mbytur në det, familja denoncoi zhdukjen pak orë para gjetjes së trupit
Trupi i një 76-vjeçare shqiptare me inicialet Q.R, me banim në Itali është gjetur në ujërat e bregdetit të shëtitores së Barit.
Gruaja, jetonte me familjen në komunën Cassano delle Murge, në provincën e Barit e sipas hetimeve të para të bëra nga forcat policore të Altamurës, mendohet të jetë vetëmbytur ose të ketë pësuar një problem shëndetësor.
Megjithatë pritet të zbardhet raporti i ekspertizës së mjekut ligjor dhe autopsia për të përcaktuar motivet kryesore të vdekjes së saj.
Trupi i 70-vjeçares u gjet në afërsi të gjirit Giannella e ka qenë një kalimtar, i cili po bënte jogging e ka dhënë alarmin pasi ka parë trupin e pa jetë që lundronte në afërsi të shkëmbinjve.
Është verifikuar se familjarët e 76-vjeçares shqiptare kanë denoncuar zhdukjen e saj vetëm pak orë më parë para gjetjes së trupit.
Do jetë raporti përfundimtar i mjekësisë ligjore që do të mund të jape përgjigjet për vdekjen e të moshuarës shqiptare.

