Kur shkatërrohet hekurudha... Fier-Ballsh, nis edhe vjedhja e shinave të veprës infrastrukturore

Prej vitesh në vendin tonë treni për udhëtarë nuk përdoret pavarësisht se disa qytete të vendit lidhen mes tyre me hekurudha të ndërtuara në kohën e komunizmit.Hekurudha Fier-Ballsh jo vetëm që është lënë në harresë por shinat e saj kanë nisur edhe duke u vjedhur dhe shitur për skrap.

Këto shina të cilën kanë funksionuar për të lidhur Fierin me Ballshin prej vitësh e kanë humbur funksionin e saj.

Përveç amortizimit, kohëve të fundit kanë rënë pre e vjedhjes.

Në disa segmete të saj vihet re mungesë të këtyre shinave

Banorët shprehen të shqetësuar për degratimin e tyre.

"Ne na vjen keq se këtu në fshatin tonë nuk ka patur as rrugë më përpara dhe na u bë hekurudha. Ne këtu kemi qarkulluar. Tani ka arritur në mospërfillje. Këtu para kanë qenë shinat që këmbeheshin trenat dhe i kanë vjedhur.

Na vjen keq për hekurudhën se kemi punuar vetë, e kemi ndërtuar vetë dhe gjendja tani është shumë keq," thonë banorët.

Kërkesë kanë për institucionin përgjegjës, me qëllim mirëmbatjen e saj.

"Është për të ardhur keq jo vetëm për këtë hekurudhë, por për shumë gjëra të tjera. Kanë mbetur në mëshirë të fatit. Janë prishur, stacionet e çdo gjë.

As nuk mirëmbahet të paktën që të thuash që hekurudha ka njëfarë perspektive. Kështu si është lënë në ferra e i kanë hequr shinat kjo është për të qarë," thanë ata.

Këto shina prej vitesh kanë trenin e linjës Fier Ballsh dhe anasjelltas, por që pas mbylljes së plote të unizës gjithcka ka ndalur duke u lënë në mëshirë të fatit këto vepra infrastrukturore.