Tek "Unaza e Re" qendër masazhi ku kryhej prostitucion, vëllai administratori, motra shfrytëzonte punëtoren për seks me para
Nuk janë të pakta rastet kur policia ka zbuluar qendra masazhi ku ofrohen shërbime ekstra të shfrytëzimit të prostitucionit
Policia njoftoi sot se një qendër e tillë ishte ngritur tek "Unaza e Re" në Tiranë.
Ndërsa vëllai, 23 vjeç ishte menaxheri i qendrës, e motra 5 vite më e madhe akuzohet se shfrytëzonte një vajzë 20 vjeç për prostitucion.
Dy vajzat janë vënë në pranga ndërsa është shpallur në kërkim administratori i kësaj qendre masazhesh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Shpallet në kërkim K. H., 23 vjeç
Arrestohet
K. H., 28 vjeçe, motra e administratorit banuese në Tiranë, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit";
D. L., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Prostitucioni".
