Vatnikaj: Alda Klosi pronare e dy apartamenteve, ka punuar shefe e kabinetit të Arben Ahmetaj

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj, ka treguar më tepër detaje sa i përket vjedhjes së eurove por jo vetëm të  Alda Klosit.

Sipas Vatnikaj në banesën e Alda Klosit u vodhën rreth 120 mijë euro dhe bizhuteri nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj.

Vatnikaj u shpreh se Klosi më herët ka punuar si shefe e Kabinetit të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ajo rezulton që të jetë pronare dhe e dy apartamenteve.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.