Prençi: Djali i pastrueses që vodhi paratë e bizhutë ka pasur kohë të shkruaj letra pasi u arrestua
Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma, Shemsi Prençi, ish-drejtues i lartë i policisë tha se djali i pastrueses së vodhi paratë ka pasur mundësi për të shkruar letra nga paraburgimi.
Ai u shpreh se ai i ka shkruar babait dhe një shpresë për të dashurën që do të dalë për 2 muaj dhe shtoi se ai ka pasur kohë të lirë për të shkruar edhe hartim.
Prençi: Për këto fenomenet e botës së krimit do të shkruajnë edhe shkrimtarët dhe gazetarët. Në momentin e shoqërimit dhe deri kur është marrë në pyetje përmes një punonjësi policie dhe një avokati i ka shkruar babait dhe një shpresë për të dashurën që do të dalë për 2 muaj. Kohë të lirë ai djali ka pasur për të shkruar edhe hartim.
Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në orën 20:45 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
