Llabani: Prokuroria nuk e ka marrë të pandehur Alba Klosin, pastruesen ua sugjeroi edhe shoqeve

Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma, gazetarja Anduena Llabani u shpreh se prokuroria nuk e ka marrë të pandehur zonjës Alba Klosi.

Ajo tha se ka pasur edhe 15 persona të tjerë që kanë tërhequr kallëzimet nga frika se do të pyeten për pasurinë e tyre.  

Llabani: Prokuroria nuk e ka marrë të pandehur zonjës Alba Klosi. Duhet parë nëse do të shkohet për të kontrolluar formularët që ajo ka plotësuar për pasuritë si një zyrtare shteti. Ajo që dimë ne është se ajo nuk është marrë në pyetje, përpos rastin për vjedhjen.

Duhet parë se ku do të shkohet me këtë histori që doli nga një sanitare që kishte vite që punonte në shtëpi. Mësohet se Klosi ua ka referuar shumë shoqeve të veta këtë pastruese, edhe personave të njohur publikë. Ndërkohë ka pasur edhe 15 persona të tjerë që kanë tërhequr kallëzimet nga frika se do të pyeten për pasurinë e tyre.  

Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në orën 20:45 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.