Allaraj: Po u mohohet drejtësia qytetarëve, reforma në drejtësi manipulim publik
Avokati, Gëzim Allaraj, ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musaj foli për reformën në drejtësi.
Sipas tij, projekti i reformës në drejtësi është një manipulim publik për të zgjatur jetëgjatësinë e politikanëve të korruptuar këto 30 vite, asgjë më shumë.
"Këta politikanët e korruptuar, zyrtarët e lartë të ekzekutivit se këta e kanë paranë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë nuk e kanë gjyqtarët dhe prokurorët dhe këta u justifikuan duke bërë reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi ka goditur liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë ka shkuar drejt zeros aksesit në drejtësi".
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
