“Kurth politikanësh” Halilaj për emigrimin: Problem i madh, duhet të jemi në alarm

Pedagogu, Alfred Halilaj  në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora  tha se “Amortizimi që qeveritë po i bëjnë problemit (emigrimit) duke e lidhur me të drejtën e lirisë për të lëvizur është një kurth politikanësh por nuk është një e vërtetë me të cilën jemi duke u ballafaquar.

Halilaj   thotë se “Ne duhet të jemi në alarm, duhen parë shkaqet reale që i bëjnë të rinjtë të largohen”.

Alfred Halilaj: Në 32 vite demokraci jemi ballafaquar me disa valë emigrimi që kryesisht kanë pasur për motiv dimensionin ekonomik. Kemi kaluar në fazën ku dhe ata që kanë një nivel ekonomik të caktuar duan të gjejnë rrugë për tu larguar. Amortizimi që qeveritë po i bëjnë problemit duke e lidhur me të drejtën e lirisë për të lëvizur është një kurth politikanësh por nuk është një e vërtetë me të cilën jemi duke u ballafaquar.  Emigrimi i pandalshëm nëse në vitet 90 mund të konsiderohej dhe funksional, sot nuk është thjesht i tillë sot ka më shumë pasoja disfunksionale se funksionale. Nuk ka mënyrë më të mirë për ta shuar një popull se kjo. Ne duhet të jemi në alarm, duhen parë shkaqet reale që i bëjnë të rinjtë të largohen.

Problemi më të madh pedagogu e sheh te korrupsioni që sipas tij “është ngjizur në çdo qelizë të shoqërisë”.

“Problemi më i madh është korrupsioni i cili është ngjizur në çdo qelizë të shoqërisë. Ky është problemi më i madh. Mungon shpresa dhe perspektiva. Nuk ke një sistem arsimor të garantuar nga çerdhja në universitet. Shkollat tona janë 90 për qind e tyre me turne. Është një problem i madh. Është çështje e organizimit të përgjithshëm. Problemi është se e gjithë piramida është një piramidë me kokë poshtë. Këtu ka punë të papaguara. Është gënjeshtër të thuash se të rinjtë nuk e duan punën. Analiza nuk bëhet se të zyrës së punës interesohen vetëm për zgjidhjen e shifrës.”, tha ai.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.