Vatnikaj: Alda Klosi duhet të pezullohet nga detyra deri në përfundim të hetimeve

Gazetari, Edison Vatnikaj, kërkoi që prokuroria ti bllokojë pasaportën Alda Klosit në mënyrë që kjo e fundit të mos ketë mundësi të arratiset deri sa çështja të mbyllet.

Ndër të tjera Vatnikaj u shpreh:

Vatnikaj: Në fakt unë prisja nga kryeministri që ditën e djeshme në deklaratë të tregonte që zonja Klosi deri në fund të hetimeve të jetë e pezulluar nga puna. Ajo vijon të punojë tek Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.Të paktën këtë prisja që të thonte që deri në fund të hetimeve ta pezullojmë nga detyra nëse del e pafajshme dhe së dyti prokuroria duhet ti pezullojë pasaportën.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.