Çollaku: Duket sikur dëshmitë e Alba Klosit i gatuan policia, t’i kontrollohen edhe 3 shtëpitë e tjera
Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma, gazetari Basir Çollaku tha se në dëshminë e paditëses për humbjen e parave, Alba Klosi i duket sikur e gatuan policia dhe jo zonja
Ai u shpreh se ajo herën e parë ka deklaruar vetëm bizhuteritë dhe jo paratë, dhe shtoi se nuk janë kontrolluar 3 shtëpitë tjera të saj.
Çollaku: Ngjarja ka shpërthyer me 8 janar dhe kemi një distancë 24 ditë nga ngjarja e ndodhur. Në dëshminë e paditëses për humbjen e parave, më duket sikur e gatuan policia dhe jo zonja. Ajo herën e parë ka deklaruar vetëm bizhuteritë dhe jo paratë. Nga ana tjetër kemi dëshminë e pastrueses dhe të birit që thonë se paratë janë gjetur në të njëjtën banesë.
Mua me duket të sforcuara veprimet e policisë dhe do të mbylleshin gjatë rrugës nëse nuk do të kishte një aksident rrugës. Sot mësuam se ka pasur 4 banesa. A i kontrolluar policia banesat e tjera për prova dhe gjurmë. Burimi i të ardhurave të saj bazuar në deklarimet e saj a justifikohen?
Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në orën 20:45 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

