Çollaku: Përpos ministrit Gjiknurit janë edhe nja 2-3 ministra të tjerë që u janë vjedhur shtëpitë
Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma, gazetari Basir Çollaku tha se përpos ministrit Gjiknurit ka pasur edhe një 2-3 ministra të tjerë që u janë pastruar shtëpitë nga hajdutët.
Ai u shpreh se kur ata nuk kanë dorëzuar taksat elektorale atëherë ka shkuar policia partiake dhe ia ka konfiskuar në banesa, për t’i shërbyer partisë dhe të vjedhur mandatin pasardhës.
Çollaku: Përpos ministrit Gjiknurit ka pasur edhe një 2-3 ministra të tjerë që u janë pastruar shtëpitë, jo nga zonja, por nga njerëz të tjerë. Këta hajdutë nuk vjedhin vetëm, sepse kur shkon tek 500 mijë euro ose 1 milionë euro kanë informacion.
Ai që është i pakënaqur ose ai që nuk ka marrë pjesën ka menduar ta marrë më vonë. Këta hajdutët që partia i di se kush janë nuk kanë dorëzuar taksat elektorale, atëherë ka shkuar policia partiake dhe ia ka konfiskuar në banesa, për t’i shërbyer partisë dhe të vjedhur mandatin pasardhës.
Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në orën 20:45 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

