Çështja “Alda Klosit”, Rexhepi: Kur vartësit kanë kaq para, mendoni sa të larta janë shifrat e shefave
Artan Rexhepi, ekspert kriminalistik, i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musaj.
Rexhepi tha se vjedhja e parave të Alda Klosit duhet hetuar.
Rexhepi: Në raport me shefat e saj kjo zonja që ka qenë shefe kabiteni i bie që vartësit e shefave marrin thërrime, kini parasysh se çfarë shifrash kanë levizur kur kanë arritur thërrimet të ashtuquajtura në thonjëza dmth tek kjo Alda Klosi.Pra shefat nuk mund të lënë thelën e luanit vartësve, shefes së kabinetit, sekretares, kryesekretares, ato marrin ndonjë thërrime çfarë ka ngelur kini parasysh se për çfarë shifrash kanë lëvizur shefat.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

