Embëlsira me kanabis në Tiranë
Embësira dhe produkte të tjera me përmbajtje kanabisi kanë hyrë në Shqipëri. Një i ri, që tregtonte produktet kontrabandë u vu në pranga, në Tiranë. Shpërndarës të kanabisit u arrestuan dhe në Fier e Elbasan.
Produktet me përmbajtje kanabis po shiten në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.
Çajra, biskota, ëmbësira, puro por dhe produkte të tjera, që të gjitha mbajnë mbishkrimin në paketim se kanë në përbërje lëndë narkotike, u kapën në Tiranë.
Në pranga ra Ardit Bala, 21 vjeç, i cili tregtonte këto produkte me përbërje kanabisi, që dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.
Një 26 vjeçar u shpall në kërkim
Ndërkohë tre shpërndarës të lëndëve narkotike, u kapën në orët e fundit nga policia.
Një 31-vjeçar nga Patosi, i dënuar më parë për shpërdarje të drogës u arrestua në Fier, ku një 43 vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë, pasi u kap duke blerë kanabis.
Fluger Xhafës, gjatë kontrollit iu zbuluan 150 doza kanabis sativa dhe mjete të tjera që përdorte për këtë veprimtari kriminale.
Dy të rinj ndërkohë u vunë në pranga në Elbasan duke shpërndarë lëndë narkotike, në zona të ndryshme të qytetit.
Policia u gjeti 83 doza kanabisi, gati për shitje.
Në Shkodër ndërkohë një 22 vjeçar u vu në pranga teksa lëvizte si pasagjer në një makinë, i armatosur me një pistoletë.
Drejtuesi i makinës i shpëtoi arrestimit, dhe është shpallur në kërkim, në makinë iu gjet drogë.