Preçi: 550 mln euro në vit shkojnë për ryshfete ndaj zyrtarëve, shkojnë për lojëra fati e ndërtim
Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma, ekonomisti Zef Preçi tha se sipas studimeve 550 milionë euro shkon për zyrtarëve të të gjitha niveleve si ryshfet.
Ai u shpreh se 1 në 4 lekë që hidhet në investime e taksapagueseve nuk shkojnë aty ku pret qytetari dhe shkojnë në lojëra fati e ndërtim.
Preçi: Një studim in institucioneve ndërkombëtare gjeti që 3.1% e xhirove të bizneseve në vend, që vlerësohet në 550 milionë euro shkon për zyrtarëve të të gjitha niveleve. Rezulton se 622 milionë euro është dëmi që është shkaktuar në shumë institucione.
Pra, 1 në 4 lekë që hidhet në investime e taksapagueseve nuk shkojnë aty ku pret qytetari. Kjo shumë parash kërkon afera ku të investohet dhe janë në lojërat e fatit, sistemi bankar, ose forma të tjera off-shore. Këto para duan investim.
Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në orën 20:45 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

