“Pastruesja mbase s’i ka vjedhur paratë”, ish prokurori Trenova: Ngjarjen nuk donin ta publikonin, rrodhi informacioni
Zyrtarja e shtetit Alda Klosi, në banesën e së cilës u vodhën rreth 120 mijë euro dhe bizhuteri nga pastruesja dhe djali i saj, rezulton se është pronare dhe bashkëpronare e të paktën 7 pasurive të paluajtshme, shtëpi dhe toka, si dhe e një makine.
Tashmë nga zbardhja e një vjedhjeje në shtëpinë e zyrtares duket se hetimet janë vendosur dhe në burimin e parave dhe pasurive që posedon Alda Klosi.
Gentian Trenova ish prokuror dhe jurist në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi tha se ngjarjen në fjalë “kanë dashur që ta mbyllin të mos bëhet mediatike apo publike por ju ka rrëshqitur informacioni në mënyrë të shpejtë dhe nuk kanë arritur ta kontrollojnë apo menaxhojnë në mënyrë të fshehtë se çfarë ka ndodhur”.
Sipas ish prokurorit mund të jetë dhe version që pastruesja “nuk i ka vjedhur por thjesht i ka mbajtur” paratë.
Gentian Trenova: Ka ndodhur si ngjarje, kanë dashur që ta mbyllin të mos bëhet mediatike apo publike por ju ka rrëshqitur informacioni në mënyrë të shpejtë dhe nuk kanë arritur ta kontrollojnë apo menaxhojnë në mënyrë të fshehtë se çfarë ka ndodhur dhe tani janë në një situatë që nuk dinë se si të reagojnë sesi të shprehen dhe të gjitha indiciet të çojnë në alibinë që këto para janë të zyrtarëve të lartë të shtetit që ose kjo pastruese ua ka vjedhur ose ka bërë rolin e mbajtëses së parave si bankë. Mund të jetë dhe version që nuk i ka vjedhur por thjesht i ka mbajtur. Nëse shtëpitë e zyrtarëve janë shpesh objekt i sulmeve kanë gjetur një formë për të mos i mbajtur paratë në shtëpitë e tyre.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
