Lezhë, zjarr në bllokun e sistemit elektrik të një pallati të rindërtuar pas tërmetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2023, 19:49
Zjarr në bllokun e sistemit elektrik të një pallati të rindërtuar pas tërmetit në lagjen "Skënderbeg" të qytetit të Lezhës.
Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për vënien në kontroll të situatës.
Zjarri ka krijuar frikë dhe panik te banorët, të cilët kanë dalë nga apartamentet e tyre.

