Beçi: Ata që kanë tërhequr kallëzimet për vjedhjet e pastrueses mund të ndiqen penalisht

Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma, Eugen Beçi, ish-prokuror tha se personat që kanë tërhequr kallëzimet penale ndaj pastruese së arrestuar mund të merren për kallëzim të rremë.

Ai u shpreh se një gjë e tillë mund të ndodhë sepse këta persona kanë mbajtur para mbi deklarimin e pasurisë që janë subjekt i ILDKPKI-së.

Beçi: Personat që kanë tërhequr kallëzimet penale mund të merren për kallëzime të rreme. Këta persona që kanë kallëzuar për sendet e tyre të vjedhura, nëse hetimi arrin se paratë janë nga këta personave dhe janë tërhequr, mund të ndiqen penalisht, sepse këta persona kanë mbajtur para mbi deklarimin e pasurisë që janë subjekt i ILDKPKI-së.

Për paratë e tjera që nuk u ka dalë zot njeri prokuroria duhet t’i gjejë se kujt i përkasin përmes metodave shkencore dhe ekspertimet e ndryshme. Nëse gjendet provat mund të dalin se kujt i përkasin parave.

Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në orën 20:45 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.