Me kallash, antiplumb dhe i acaruar, dalin pamjet e Antonio Lekës në servis pak para se të arrestohej
Ky është momenti para arrestimit të 36-vjeçarit Antonio Leka në Lezhë ditën e djeshme, i cili u ndalua pasi ishte i pajisur me arsenal armësh dhe jelek antiplumb.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet ai ndodhet në një servis dhe në një moment heq bluzën dhe i duket anti plumbi.
Po ashtu, ai duket mjaft i acaruar dhe në një moment të dytë nxjerr kallashnikovin nga bagazhi dhe e vendos mbi makinë.
Në servis duken edhe njerëz të tjerë të cilët flasin me të, ndërsa ai bën ecejake dhe e vendos armën disa herë në qafë.
Në pak minuta situata agravohet dhe Antonio Leka i gjuan me drugsht makinës, ndërsa pranë tij afrohen 2 persona të tjerë që mundohen ta qetësojnë.
Antonio Leka u arrestua të hënën e 9 janarit në Lezhë me një sasi të madhe armesh e municionesh gati për të kryer vrasje dhe dyshohet se ka çrregullime të shëndetit mendor.
Ndërkohë, në Lezhë mbetet ende mister, se kush ishte shënjestra e Antonio Lekës, 36 vjeçari që u arrestua të hënën me një arsenal armësh, dhe që deklaroi se ishte nisur për të vrarë politikanë.
Në deklarimet e tij para hetuesve, 36-vjeçari ka deklaruar se kishte si qëllim vrasjen e disa politikaneve në Lezhë, duke i lidhur veprimet e tij në emër të patriotizmit, por pa treguar se ku i kishte marrë armët dhe sendet e tjera të kundraligjshme që dispononte.
Antonio Leka kishte në pronësi një sëre njësish tregtare dhe disa apartamente, të cilat i kishte përfituar në këmbim si pronar i tokës ku është ndërtuar pallati. Jashtë kamerës fqinjët tregojnë se ai ishte njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur probleme.
Antonio Leka po mbahet në dhomat e paraburgimit në komisariatin e policisë së Lezhës në pritje për tu njohur me masën e sigurisë në gjykatë.




