Në radhë për bonusin, pensionistët në Lezhë: Janë rritur çmimet, mbështetja të jetë e vazhdueshme
Dhjetëra pensionistë në Lezhë janë dejtuar në zyrat e shpërndarjes së bonusit anti-inflacion të dhënë nga qeveria shqiptare për festat e fundvitit. Të moshuarit kanë hapur në radhë dhe pritje të gjata që shkojnë deri në disa orë, ndërsa apelojnë qeverinë që të vijojë mbështetjen ndaj kësaj shtrese.
Këto janë pamjet e zyrës postare të shpëndarjes së pensioneve në Lezhë, në këto ditë të para të vitit 2023.
Pensionistet janë dyndur për të tërhequr bonusin anti-inflacion të akorduar nga Qeveria shqiptare, e për rrjedhoje është krijuar rradhë dhe pritje të gjata në sportele.
Pensionistet janë të kënaqur me këtë mbështetje financiare, por kërkojnë që të jetë e vazhdueshme, pasi rritja çmimeve ju ka vështirësuar jetesën.
"Nga një orë presim se ka njerëz shumë.
Kot që nuk i kanë shtuar dhe dy nëpunës të tjerë në një vend tjetër, jo të gjithë pensionistët në një vend.
Kemi tre orë që presim dhe akoma se kemi marrë," thonë pensionisët.
Shpëndarja e bonusit anti-inflacion po bëhet përmes një grafiku të përcaktuar nga filiali i postës shqiptare në Lezhë, ndërsa u kërkohet pensionisteve që të respektojnë grafikun për të shmangur kaosin që mund të krijohet në këtë fillim viti që po bëhet dhe shpërndarja e pensioneve.
