Mitet dhe të vërtetat për forcimin e imunitetit dhe 4 mësimet që na mësoi pandemia e Covidit
Epidemiologu Erion Dasho i ftuar në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora na jep disa këshilla të domosdoshme për këtë muaj kur sezoni i virozave është në kulmin e tij.
Covid apo grip stinor?
Erion Dasho: OBSH konstaton se janë tre viruse kryesorenë qarkullim përveç viruseve të stinës që jo gjithmonë identifikohen.Tre viruset qarkulluese sot janë Covid , gripi stinor dhe virus sincicial respirator Rsv, akronimi i “virusit respirator syncytial”. Këto viruse shkaktojnë fenomene të ndryshme klinike sipas përkatësive.
Cilat janë simptomat?
Temperatura, kolla, vështirësia në frymëmarrje, që komplikohet me bronkite apo pneumoni, dhimbje kyçesh, dhimbje muskujsh. Tek covid na ka bërë përshtypje se shpesh herë edhe tek një person dy forma të ndryshme covidi janë manifestuar në forma të ndryshme klinike. Ka një variacion covid që është i habitshëm
Në rastin e covidit kemi moshën e tretë dhe personat me sëmundje kronike më problematike
Në rastin e gripit janë të dy ekstremet qoftë moshat e treta qoftë fëmijët
Në rastin e virus sincicial respirator fëmijët janë më të prekurit dhe vë re se kemi pasur një boom vizitash në pediatri.
Por Dasho nënvizon se në nivel kombëtar nuk jemi në një situatë shqetësuese sepse po të ishte do të kishim një reagim si ai në kohën e covidit. Shqetësimi vjen kur kemi një patogen të ri por e rëndësishme është ndërgjegjësimi i popullatës
Vaksinohuni
Dasho rekomandon fort vaksinimin me variantin më të ri të vaksinës
Është shumë e rëndësishme që kur nis sezoni i virozave të ketë dy ndërgjegjësime.
"Ndërgjegjësimi i parë të jetë nga autoritetit e shëndetit publik. Ata duhet të marrin masa që në Shqipëri të vijë variant më i ri i vaksinës antigrip dhe tu ofrohet grupeve të personave në rrisk por dhe mjekëve, e mësuesve e profesioneve që kanë kontakte të shpeshta.vaksina të caktuara u rekomandohet dhe fëmijëve dhe personave me imunitet të dobësuar. Kjo duhet bërë në shtator, tetor.
Covidi na mësoi se vaksinimi funksionon prandaj qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për vaksinimin, nëse nuk e përfitojnë falas u sugjeron ta blejnë atë.
“Më vjen keq ta rekomandoj por ata që e kanë mundësi të paraqiten vetë në farmaci nëse nuk mund ta përfitojnë falas. Të paktën ata që duan të mbrojnë veten e janë të ndërgjegjshëm të blejnë vaksinën e rekomanduar për sezonin akutal të virovave sepse aplikimi i vaksinave të vjetshme e parvjetshme ka shumë më pak efekt"
Si të forcojmë imunitetin?
"Nuk ka mjete magjike si të forcosh imunitetin sot sepse ka nisur një epidemi apo pandemi. Imuniteti është proces afatgjatë multifaktorial që ka të bëjë me ushqyerje të shëndetshme, aktivitet të shëndetshëm fizik, jetë të shëndetshme. Të gjitha këto duhet të bëhen rregullisht. Dëgjojmë herë pas herë që thonë nëse merr kaq vitamina apo nëse merr atë, forcohet imuniteti. Nuk ka evidence mjekësore që janë konkluzive se nëse merr këtë apo atë medikament imuniteti forcohet. Janë më tepër spekullime. Suplementet bimore mund të luajnë rol por asnjëherë nuk është vendimtar. Roli vendimtar për forcimin e imunitetit është proces multifaktorial dhe personat që duan të mbrojnë imunitetin duhet të kujdesen për mënyrën si ushqehen dhe aktivitetin fizik.
Personat që duhet të forcojnë imunitetin duhet të kujdesen për mënyrën si ushqehen. Rekomandohet dieta mesdhetare, që karakterizohet nga frutat e perimet.
Kur themi mënyrën si ushqehemi kemi parasysh një dietë më të pasur me vitamin C?
Jo, por për një dietë të balancuar. Personat që duhet të forcojnë imunitetin duhet të kujdesen për mënyrën si ushqehen. Rekomandohet dieta mesdhetare, që karakterizohet nga frutat e perimet.
Ka shumë kërkime për vitaminën C por mjekësia bazohet në evidenca dhe ajo që dimë është se studime të shkëputura mund të kenë treguar efektiviteti në raste të caktuara por kur këto studime analizohen dhe mjekët mundohen të kuptojnë nëse vitamina C e forcon imuniutetin dhe në çfarë shkalle , këto studime mungojnë.
Aktiviteti fizik? Mjafton ecja
Është një aktivitet që kryhet në çdo moshë dhe çdo mjedis. Ecja në ajër të pastër.
Rekomandimi i epidemilogut?
Covidi na dha disa mësime praktike.
1- Vaksina funksionon, për ato viroza që ka vaksinë gjithkush duhet të vaksinohe , këtu hyn gripi e covidi
2- Maska për virozat respiratore ka rol të rëndësishëm, çdo person që vuan nga sëmundje dytësore, çdo i moshuar se përdor një maskë FFP2 që mbron individin vetë, jo kur është në shëtijte në ajër të pastër por transport publik
3- Larja e duarve e higjiena personale
4- Të moshuarit të shmangin mjediset e mbipopulluara.
Emisioni "Ditë e Re" me moderatore Arjola Shehun transmetohet nga e hëna në të premten ora 07:00 - 10:00.