Shpërthen goma në Lezhë-Milot, humb jetën gomisti 53-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në një servis në superstradën Lezhë-Milot. Goma e një kamioni mësohet se ka shpërthyer teksa një gomist po e frynte të, dhe si pasojë 53-vjeçari Spas Milloshi ka humbur jetën. 53-vjeçari mësohet se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes pasi nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi i gomës së kamionit.

Një incidenti tragjik i ka marrë jeten një 56-vjeçari, punonjës i një gomisterie në Lezhë.

Spase Milloshi, ishte duke riparuar gomen e një trajleri të tonazhit të rëndë dhe gjatë punës, rrethi prej hekuri i gomës është shkëpur, duke e goditur 56-vjeçarin në kokë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 8 e 30 minuta të mëngjesit të së premtes pranë një gomisterie në superstraden Lezhë-Milot, në afersi të kryqëzimit të Spitënit.

Autoambulanca e Spitalit Rajonal të Lezhës me përsonelin mjekësori mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, por 56-vjeçari Milloshi u gjet pa shenja jete, për shkak të plageve të shumta që kishte marrë në kokë.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për sqarimin e rrethaneve të këtij incidenti të rëndë, që i mori jeten 56-vjeçarit Spase Milloshi, ndërsa në lidhje me rastin pritet të nisë verifikimet edhe Inspektoriati Shtetëror i Punës, për të parë nëse janë respektuar rregullat e sigurisë.

Spasë Milloshi me banim në lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës, punonte prej vitesh me të gjithë rregullat pranë kësaj gomisterie.

Kjo nuk është hera e parë që një punonjës servisi humb jetën pas shpërthimit të një gome.

Në korrik të 2021 një 20 vjeçar, punonjës servisi humbi jetën në Kënetë pasi goma e kamionit që po rregullonte i shpërtheu. Po ashtu në mars të 2020 një gomist 28 vjeçar në Bathore humbi jetën pasi i shpërtheu një gomë.

Shpërthen goma në Lezhë-Milot, humb jetën gomisti
Foto nga vendi i ngjarjes
Shpërthen goma në Lezhë-Milot, humb jetën gomisti
Foto nga vendi i ngjarjes
Shpërthen goma në Lezhë-Milot, humb jetën gomisti
Viktima Spase Milloshi