Tarifa e skanimit “kundër” BE-së, raporti për Integrimin: Bie në kundërshtim me Stabilizim Asociimin
Tarifa e skanimit në dogana është një pagesë që bie në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Në raport thuhet se mosplotësimi i këtij kushti, pengon tregtinë midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.
Tarifa e skanimit në dogana është një pagesë që bie në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Në raportin Kombëtar për Integrimin Europian 2023-2025 thuhet se mosplotësimi i këtij kushti, ndalon detyrimet doganore ose tarifat që kanë efekt të ngjashëm në tregtinë midis BE-së dhe Shqipërisë.
Procesi i skanimit të kontenierëve aktualisht funksionon në doganat e Durrësit, Morinës, Kapshticës, Qafë Thanës dhe Kakavijës.
Ky shqetësim është ngritur edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila i ka cilësuar si antiligjore këto tarifa.
Shqipëria ka 8 vite që po aplikon shërbimin e skanimit në dogana nëpërmjet një koncesioni PPP, i cili financohet prej pagesave direkte nga zhdoganimet e mallrave në dogana dhe financimeve nga buxheti i shtetit.
Që në fillim, ky koncesion u kundërshtua fort nga biznesi për shkak të kostove të larta.
Në fillim kompanitë kanë paguar 39 euro për kontenier, me ndryshimet ligjore të bëra në vitin 2015-të, tarifa u ul në 22 euro për kontenier, por kjo tarifë për bizneset është sërish e lartë.
Një tjetër çështje që shfaqet si problem për doganat shqiptare janë dhe kontrabanda ndërkufitare, por dhe korrupsionit.
Aktivitetet e paligjshme në pikat kufitare me vendet e rajonit, vazhdojnë të jenë një fushë e rëndësishme ku nevojitet përmirësimi i mëtejshm i mjeteve të bashkëpunimit.