Në ujë të ftohtë për kryqin, besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e Ujit të Bekuar

Qindra besimtarë Ortodoksë në mbarë vendin kanë kremtuar ditën e Ujit të Bekuar.
Anembanë vendit ata janë hedhur në lumenj e në det për të kapur kryqin që simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e Lumit Jordan. Dita e ujit të Bekuar është një ndër festat më të mëdha të besimtarëve Ortodoksë.

Pas riteve në kishë, besimtarët e krishterë në Berat iu drejtuan lumit Osum.

Në një anë banorët e Goricës dhe në anën tjetër ata të Mangalemit.

7 të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit, u hodhën në ujin e ftohtë të lumit për të pritur hedhjen e kryqit.

Me kryqin në dorë doli 22-vjeçari Vasil Tapija, nga "Gorica"

Siç e do tradita ai u vlerësua me një shumë simbolike nga Mitropolia e Beratit dhe më pas me kryqin në dorë,
eci mes lagjeve të vjetra të Beratit.

Në Durrës, Vlorë e Sarandë, ceremonia e Ujit të Bekuar u mbajt buzë detit.

“Shëndet për të gjithë dhe një vit i mbarë për të gjithë .

Ja dedikoj xhaxhait tim për shkak se para një viti ai ndërroi jetë,” thanë ata.

Në Lushnje, kryqi u hodh në Lumin Seman nga ku për të katërtin vit radhazi, e nxorri i riu Ornel Bushi.

 “Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë!

Është hera e katërt që e kap unë kryqin, është bërë si dhunti. Zoti qoftë mbi të gjitha,” tha ai.

Ceremoni të ngjashme u zhvilluan në të gjithë vendin.

Dita e Ujit të Bekuar simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga Joan pagëzori.

Uji i Bekuar që shpërndahet në kisha, përdoret nga besimtarët për të sjellë fat dhe mbarësi në shtëpitë e tyre.

Në ujë të ftohtë për kryqin, besimtarët Në ujë të ftohtë për kryqin, besimtarëtNë ujë të ftohtë për kryqin, besimtarët