Digjet fabrika e sfungjerëve në Elbasan, flakët "pushtuan" dhe një kabinë elektrike pranë saj

Një situatë e rëndë është krijuar në Elbasan paraditen e së enjtes, 5 janar 2023. Një fabrikë sfungjerësh ka marrë flakë atje, ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë zonën. Paraprakisht dyshohet se në fabrikë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga zjarri i fortë, ka marrë flakë edhe një kabinë elektrike aty pranë.

Këto janë pamjet e zjarrit në fabrikën e sfungjerit në Elbasan.

Flakët përfshinë të gjithë fabrikën, ndërsa tymi i zi mbuloi zonën.

Ngjarja ndodhi në orët e paradites, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan 7 zjarrëfikëse nga Elbasani dhe bashkitë përreth.

Pak minuta pasi fabrika u përfshi nga flakët, zjarri pushtoi edhe një kabinë elektrike aty afër.

Paraprakisht një defekt në sistemin elektrik të fabrikës së sfungjerit dyshohet të jetë shkaku i nisjes së zjarrit, ndërsa hetimet pritet të zbulojnë saktësisht shkakun.

Dëmet materiale ishin të mëdha pasi pothuasje asnjë nuk u shpëtua nga fabrika, pasi materiali delikat që ndodhej brenda bëri që gjithçka të digjej shpejt.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.