Kikia: Qeveria propagandë me arritjet, media e opozita detyrë të ekspozojnë problematikat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2023, 20:10
Gazetari, Mentor Kikia thotë se “Qeveritë në Shqipëri vijojnë ti shërbejnë ekspozimit vetëm të atyre që quhen arritje për të rritur kreditit politike ”.
Në një intervistë në RTV Ora ai u shpreh se media dhe opozita kanë detyrë të balancojnë propagandën qeveritare dhe të ekspozojnë problematikat.
Mentor Kikia: Qeveritë në Shqipëri vijojnë ti shërbejnë ekspozimit vetëm të atyre që quhen arritje për të rritur kreditit politike. Është detyrë e mediave dhe opozitës për të balancuar propagandën qeveritare dhe për të ekspozuar problematikat. Bilanci se çfarë u synua të bëhej dhe sa u arrit duhet bërë. Bilanci do të thotë të ballafaqohesh me premtimin dhe programin që ke pasur. Qeverisja vijon të vuajë nga ballafaqimi me projektet dhe premtimet.