Çështja e Teatrit Kombëtar në Strasburg, Kalaja në "Ora e Betit": U njoftova për regjistrimin e kërkesës
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka çuar çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar në Gjykatën e Strasburgut.
Avokatja, Adriana Kalaja, tha në studion e "Ora Betit" se sot është njoftuar me email për regjistrimin e kërkesës.
Por inxhinieri, Arben Meçe, vuri në pikëpyetje ligjshmërinë e Aleancës.
Meçe: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është iniciuar nga Aleanca por nga presidenti. Kush është Aleanca, sa ligjore është dhe a është e regjistruar në shtetin shqiptar? Nuk ekziston. Nuk kanë të drejtë ti drejtohen Kushtetueses, çdo vajtje atje është nul.
Kalaja: Aleanca është pranuar si palë e tretë, me gjithë tagrin e çdo individi nga ne. Është e vërtetë që Aleanca nuk është subjekt juridik, por secili prej nesh ka bërë kërkesë për të qenë palë e tretë dhe jemi pranuar. Zotëria se ka idenë e ligjeve. Ne i jemi drejtuar ditën e hënë gjykatës së Strasburgut, para dy orësh jam njoftuar me email që kanë regjistruar kërkesën tonë për proces të parregullt ligjor dhe për pezullimin e punimeve që po bën bashkia e Tiranës në cënim.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
