Korçë, shpërthen në flakë automjeti në mes të rrugës

Një mjet është përfshirë nga flakët në lagjen e quajtur Radeneci, në Korçë.

Zjarrfikësja po bën shuarjen e flakëve, policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Nuk dihet nëse mjeti ka qenë në lëvizje apo jo, por dyshohet se ngjarja është aksidentale, megjithatë hetimet do të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Korçë, shpërthen në flakë automjeti në mes

Korçë, shpërthen në flakë automjeti në mes