"Nëpër gropa drejt Bylisit", rruga e amortizuar rrezik për udhëtarët

Mungesa e infrastrukturës rrugore vijon që të krijojë problematika në zonat turistike. Për të shkuar në Bylis nga Ballshi shoferët duhet të jenë vërtetë të kujdesshëm për shkak të rrezikut që paraqet aksi rrugor, i cili është amortizuar dhe shkatërruar.

Për të shkuar nga Ballshi në Bylis është një udhëtim sa i vështirë aq i rrezikshëm.

Segmenti rrugor 6 kilometërsh është amortizuar pothuajse tërësisht.

Në mes të asfaltit janë krijuar gropa të rrezikshme.

Mungesa e sinjalistikës e dherat që bien në rrugë e vështirësojnë situatën.

Drejtuesit e automjeteve dhe banoret e zonës shprehen se punimet kanë qenë jocilësore ndaj edhe barrierat janë shembur.

"Ka shembje në 4-5 vende. Për mua si popull, këto që bëhen sot, ai që i merr paratë ti ketë hallall, por të bëjë punën," tha ai.

Kjo rrugë veç se lidh banorët e zonave ai është edhe aks që çon në një zonë turistike siç është Bylysi.