Përfitoi 147 mln dollarë përmes mashtrimit, kinezi ekstradohet sot

Gjykata e Apelit në Tiranë lejoi ekstraduimin e një programuesi kinez të kërkuar për vjedhje me anë të mashtrimit. Dëmi që Liangbin Chen ka shkaktuar arrin në vlerën 147 milionë euro ndërkohë që arrestimi i tij është bërë në aeroportin e rinasit duke hyrë në shqipëri ku do të kërkonte azil politik.

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të pranojë kërkesën për ekstradimin e shtetasit kinez Liangbin Chen, me profesion programues kompjuterik i cili rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Ai akuzohet si kreu i një bande e cila ka pasur një seli në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterash dhe telefonash në Dubani, Kinë dhe Emiratete Bashkuara Arabe, ku ka përfituar përmes mashtrimit 145 mln euro.

Gjatë seancave gjyqsore ai ka kërkuar lirim nga qelia me pretekstin për të kërkuar azil politik në vëndin tonë me argumentin që nesë ai do të ekstradohej do ti rrezikohej jeta.

Kërkesat nuk u morën parasysh nga gjykata e cila vendosi përfundimisht ekstradimin e tij me qëllim për tu përballur me akuzat e ngritura.

I shumëkërkuari Liangbin Chen u arrestua në aeroportin e Rinasit më 11 korrik të këtij viti gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albania”, në fluturimin Londër-Tiranë.

Një gjykatë në vendin e tij ka caktuar masën arrest në burg në mungese për programuesin kompiuterik i cili mendohet se aftësitë e profesionit të tij i ka përdorur për përvetësimin e shumave monetare nga të tjerët në mënyrë të paligjshme.