Makina bie në humnerë, humb jetën 30 vjeçari në Elbasan. Plagosen tre pasagjerët

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan paraditen e së martës.1 person mësohet se ka humbur jetën ndërsa 3 të tjerë pasagjer në automjet janë plagosur rëndë. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit një 30 vjeçar ka humbur kontrollin e makinës në rrethana të paqarta dhe ka rënë disa metra në një humnerë.

Besnik Samurri 30 vjeç humbi jetën paraditen e së martës në një aksident rrugor.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 9:15 minuta në aksin Samurr-Qafë Mollë ndërsa veç viktimës, 3 persona të tjerë që ndodheshin në automjet shpëtuan mrekullisht, por u plagosën rëndë.

Kjo është gjendja e automjetit tip benz pak minuta pas aksidentit.

Siç mund të shihet nga pamja,makina ka pësuar dëmtime të rënda.

Mësohet se dejtuesi i mjetit 30 vjeçari Besnik Samurri humbi kontrollin e tij në këtë aks rrugor të pashtruar, ndërsa ra disa metra në humnerë.

Në vendin tonë nga fillimi i vitit deri në fund të nëntorit kanë ndodhur 1060 aksidente me 1479 të vdekur dhe të plagosur.

Makina bie në humnerë, humb jetën 30 vjeçari në
Makina e aksidentuar

Makina bie në humnerë, humb jetën 30 vjeçari në