Durrës: 21 vjeçari kapet me dhjetëra doza kanabis në makinë

Një 21 vjeçar është arrestuar sot në Durrës pasi u kap nga policia në makinë me dhjetëra doza kanabis.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Dozat" u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 21 vjeç, banues në Kullë, Durrës, si dhe u referuan materialet e nisi procedimi në gjëndje të lire për shtetasin F. L., 21 vjeç, banues në Kullë, Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

"Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin që drejtohej nga shtetasi R. L. dhe kishte pasagjer shtetasin F. L., si dhe në banesën e shtetasit R. L., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.