Shembet ballkoni në katin e tretë të pallatit në Kavajë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë.

Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5, është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, shtetasi I. H., 32 vjeç.  

Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.