Elbasan/ Humbi jetën 30 vjeçari dhe u plagosën tre të tjerë, ja ku përfundoi makina

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e sotme në Camurr të Elbasanit ku një i ri humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga e ra disa metra poshtë.

Nga ky aksident mbetën të plagosur dhe tre pasagjerët që po marrin ndihmë mjekësore.

30 vjeçari Besnik Samurri nuk mundi të mbijetonte e ndërroi jetë në vendngjarje.

Në videon e siguruar nga Ora News shihet se makina kishte përfunduar disa metra poshtë rrugës, në greminë ndërsa dëmet që kishin marrë ishin të shumta.