Viti i Ri në çadër, familja Nikolli në Malësi të Lezhës pret rindërtimin e shtëpisë

Familjet të cilat janë prekur nga tërmeti shkatërrues i 2019, vijojnë të mos gjejnë drejtësi. I tillë është rasti i familjes Nikolli në Malësi të Lezhës, e cila thotë se prej 3 vitesh shteti nuk u ka dhënë asnjë përgjigje për shtëpinë e tyre, ndërsa ajo është e pabanueshme nga dëmtimet e marra.

Prej më shumë se tre vjetësh, kjo çadër është streha e vetme e familjes Nikolli në Malësi të Lezhës.

Banesa e tyre u bë e pabanueshme nga tërmeti e 26-nëntorit të vitit 2019-të, e që prej asaj kohe nëna me 2 fëmijet e saj, nuk kanë një çati mbi kokë.

E zonja e shtëpisë tregon vështirësitë që po përballen përgjatë këtyre 3 viteve, ndërsa askush nuk i jep përgjigje se kur do të nisë shembja dhe rindërtimi i shtëpisë së tyre të pabanuar.

Poll

“Bie shumë shi. Një gjendje që nuk di çfarë të them. Na kanë sjellë çadër, por na e prishi era. Presim të na rregullojnë shtëpinë, po asnjë gjë. Vitin e Ri do e kalojmë këtu. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë . Na thonë që i kanë marrë firmat për ti rregulluar, firmat janë duke u marrë çdo sekondë,” tha ajo.

Familja trajtohet me bonus qiraje, por thonë se nuk mund të largohen nga fshati pasi e kanë të lidhur jetesën me bujqësinë dhe blegtorinë.

Viti i Ri në çadër, familja Nikolli në Malësi të

 “Ne banojmë këtu. Kam pasur shtëpi me qira në Lezhë, i mori djali, por nuk kam mundësi të iki se kemi bagëti dhe na i vjedhin. Jetoj me babain dhe dy fëmijët këtu,” tha ajo.

Viti i Ri në çadër, familja Nikolli në Malësi të

Zona e Lezhës ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të, ku makutëria njerëzore dhe tërbimi i natyrës vranë 51 persona e shkatërruan qindra shtëpi.

Viti i Ri në çadër, familja Nikolli në Malësi të

Në Lezhë sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë strehuar në shtëpitë e reja 198 familje, ndërsa 207 prej tyre kanë përfituar grantin dhe po i ndërtojnë vetë shtëpitë dhe për 41 të tjerë proçesi i rindërtimit nuk ka nisur ende.

Viti i Ri në çadër, familja Nikolli në Malësi të

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Viti i Ri në çadër, familja Nikolli në Malësi të