Pogradec, burrë e grua ngatërrojnë uthullën me herbicidin, përfundojnë në spital

Një çift bashkëshortësh janë helmuar aksidentalisht pasi kanë konsumuar lëndë kimike helmuese.

“Në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid). Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Burime për Ora News bëjnë me dije se çifti kanë qenë duke konsumuar diçka dhe kanë pasur bidonin e uthullës dhe një bidon tjetër me këtë lëndë kimike.

Në momentin kur janë paraqitur në spital kanë qenë në gjendje të rëndë por tashmë situate e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.