Rama: Zakonisht u ndodh heronjve, por në Youtube gjen edhe këngë për dronët Bajraktar

Forcat e Armatosura Shqiptare kanë nënshkruar sot kontratën për blerjen e flotës së Avionëve ushtarakë pa pilot (UAV) Bajraktar.

Ndërkohë, në fjalën e tij, kryeministri Rama u shpreh se këtyre dronëve u janë bërë edhe këngë të cilat i gjen edhe në Youtube.

Rama: Fjala e fundit që kam është se duhet të jetë mjaft e çuditshme, po, dhe argëtuese të përdoresh diçka të cilën njerëzit i këndojnë këngë, ndërkohë që këngët i këndohen heronjve, ushtarëve, u këndohen njerëzve. Ndërkohë që vëllezërit Bajraktari janë siguruar që të kenë një produkt për të cilin hyn në Youtube dhe gjen këngë, këngë për Bajraktarin dhe kemi parë se sa shumë gjen, janë emërtuar Bajraktar në Ukrainë së fundi, të mëdhenj te vegjël, të njerëzve, të policëve.


Është një markë që jep shumë fuqi, që jep shumë besim, dhe po kështu dhe mjaft vetë respekt. Kjo është ajo çfarë po i jepni Shqipërisë sot zotëri. Më shumë fuqi, më shumë besim në forcat e veta dhe sigurisht më tepër respekt për veten dhe sa më shumë të kemi kapacitet për respekt ndaj veten, aq më të respektuar do të bëhemi.

Kontrata për blerjen e flotës së Avionëve ushtarakë pa pilot (UAV) Bajraktar u nënshkrua në  Sallën e Hartave, në Kryeministri, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Drejtuesit të lartë të Kompanisë turke Bajraktar, Lütfü Haluk Bayraktar dhe të ftuar të tjerë.