Pas sulmit AKSHI rrit pagat, qeveria kërkon të rrisë mbrojtjen për ndërhyrjen në të dhënat personale

Qeveria ka kërkuar ndryshim page për ekspertët që do të angazhohen në mbrojtjen e të dhënave personale. Vendimi ka ardhur pak muaj pas zbulimit të sulmit nga irani, ku u publikuan të dhënat e shqiptarëve

Pas sulmit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë si pasojë publikimin e të dhënave personale, qeveria ka propozuar të rishikojë pagat dhe marrëdhëniet e punës së ekspertëve.

Në komisionin parlamentar u soll në vëmendje se aktualisht pagat në agjencinë e informacionit janë të ulëta.

"Paga maksimale që ne ofrojmë sot pranë këtyre institucioneve nuk është as sa 1/2 e pagës që ofrojnë, psh. bankat e nivelit të dytë," tha eksperti i AKSH.

Sa i përket përballjes me Iranin, ekspertët e qeverisë kanë bindjen se bënë mbrojtje të mirë.

"Edhe nga komentet që kei pasur nga ndërkomëtarët dhe nga ato të NATO-s, BE-së, FBI, drejtoria shqiptare ka përballuar një stres dhe puën mjaft të lodhshme që ka ndodhur në Shqipëri. Janë të ngjashme me sulmet që kanë ndodhur në Arabië Saudite sëfundmi," tha ai.

Por për opozitën fakti që propozohet vetëm një shtesë pagash si garanci, tregon se në mbrojtjen e sistemit elektronik janë punësuar militant.

"Si paskemi qenë pre e një sulmi që është ashtu si ju e thatë, por se vetëm për 50 punonjës operatorë, vetëm për 5000 euro shpërblim shtesë paskemi dështuar?! Kjo është e rëndë," tha Alibeaj.

Madje Alibeaj theksoi domosdoshmërinë e ndihmës nga partnerë të huaj.

"Ne e paskemi të ndaluar të marrim ndihmën ndërkombëtare të asgjensive të certifikuara. Por duhet pranuar, ne nuk e mbrojmë," tha ai.

Sipas projektit të qeverisë, për punonjësit dhe zyratër e AKSHI-t do të jepen deri në 800 mijë lekë shtesë page.